Skip to content

Erdogan sfidon SHBA: Ne do ta përfundojmë blerjen e sistemit S-400

26e12c871cb941eebb40d9e6f36a9876 18

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do të vazhdojë të forcojë sigurinë e Turqisë me sistemin rus S-400, edhe nëse kjo çon në mosmarrëveshje dhe probleme me vendet e tjera, përfshirë dhe SHBA.

“Ne kemi mosmarrëveshje serioze me SHBA-në lidhje me blerjen e sistemit S-400, por edhe pse të tjerët thonë se kjo marrëdhënie është e rëndësishme për ne, ne do të marrim masa tharrë kënetën e terrorizmit në Siri, ndaj do të vazhdojmë të blejmë sistemin S-400 dhe do të bëjmë lëvizje të ngjashme në fushën e sigurisë. Disa thonë këtë, të tjerë thonë tjetër gjë, por gjëja më e rëndësishme është ajo që themi ne”, tha Erdogan.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Turqinë me një përjashtim nga programi i blerjes F-35, si dhe me sanksione nëse nuk e braktis marrëveshjen e saj me Rusinë për blerjen e S-400.

Uashingtoni pohon se sistemi S-400 mund ta dobësojë F-35 në rast të vendosjes në Turqi.