Skip to content

Erdogan shkarkon një ministre: ku e shkeli Ruhsar Pekcan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pushuar nga puna ministren e Tregtisë Ruhsar Pekcan me dyshimin e dhënies së kontratave fitimprurëse kompanive të burrit të saj.

Shkarkimi i saj vjen vetëm disa ditë pasi një artikull u botua në media duke përmendur ministren Pekcan.

Sipas pretendimeve të medias, ajo dha kontrata për blerjen e dezinfektuesve kompanive të burrit të saj. E gjithë marrëveshja thuhet se vlen më shumë se një milion dollarë.

Vetë ministrja Peckan dyshohet se konfirmoi se u kishte dhënë kontrata dhe punë kompanive të burrit të saj, por theksoi se e gjithë kjo ishte bërë në përputhje me ligjin dhe procedurat.