Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur 7 ditë zie kombetare për Turqinë pas tërmetit shkatërrues.

 

“Më 6 shkurt 2023 është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023.” tha ai në një deklaratë.

 

Deri më tani, numri i viktimave në Turqi ka shkuar në 1651 ndërsa vijon puna e grupeve të kërkim shpëtimit.

 

Numri i personave të lënduar është mbi 11 mijë ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

 

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi turqinë gjatë mbrëmjes së kaluar teksa pjesa më e madhe e qytetarëve në lindje të vendit ndodheshin brenda banesave të tyre.

 

Përveç pasojave kolosale të tërmetit qytetarët po përballen edhe me temperatura nën zero.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re