Skip to content

Erdogan shpall ambicien e re: Jo më Kushtetutë puçistësh!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për një kushtetutë të re mbrëmjen e së hënës dhe shkaktoi një surprizë dy vjet para zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, duke bërë që shumë analistë dhe kundërshtarë të tij thonë se ai dëshiron zgjedhje të parakohshme.

“Eshtë e qartë se në themel të problemeve të Turqisë janë kushtetutat që puçistët kanë shkruar që nga vitet 1960”, tha lideri turk, duke e vënë kështu gishtin direkt në plagën e Turqisë në dekada – grushtet e shtetit të ushtrisë.

Tashmë në 2017, Erdogan kreu një rishikim të Kushtetutës pas një përpjekjeje për grusht shteti, siç që ai i dështuari në korrik 2016.

Sipas këtij rishikimi, Turqia kaloi në një sistem presidencial të qeverisjes, i cili zgjeroi kompetencat e Erdoganit.

Erdogan, 66 vjeç, është në pushtet që nga viti 2003, së pari si kryeministër dhe president që nga viti 2014.

Kushtetuta aktuale, në teori, e lejon atë të jetë kreu i shtetit deri në vitin 2028.

Mediat kujtojnë se zgjedhjet presidenciale në Turqi janë planifikuar për në vitin 2023.