Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan e ka shpallur Britaninë e Madhe partner strategjik, pikërisht para një vizite zyrtare në Londër.

Erdogan është ftuar nga ana kryeministres Theresa May, por edhe nga Mbretëresha Elisabet.

Britania e Madhe ka qenë gjithmonë avokati më i fortë i Turqisë për t’u pranuar në Bashkimin Europian.

Ndërmjet temave të diskutimit është edhe një plan për të zgjidhur çështjen e Qipros, së bashku me çështjen e Lindjes së Mesme.

Londra po synon që të vendosë Ankaranë si një interlekutor për çështjen e përplasjes së SHBA me Iranin.

“Qëllimi ynë është që të forcojmë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, edhe pas Brexit”, tha Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re