Një ditë pas cilësimit terrorist të njeriut të Soros biznesmenit Kavala dhe dënimit të mbështetjes që disa vende perëndimore i bënë, presidenti Erdogan ndërmerr një mase drastike duke shpallur non-grata 10 ambasadorë.

Ambasadorët që kërkuan lirimin e Kavala-s “ose duhet të kuptojnë Turqinë ose duhet të largohen”, deklaroi Recep Tayyip Erdoğan në një ceremoni në provincën qendrore Eskişehir.

Ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë, Kanadasë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re kishin ndarë një deklaratë në rrjetet sociale duke kërkuar lirimin e Kavala-s, duke pretenduar se rasti ka hedhur hije mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.

Më herët, Ministria e Jashtme turke kishte thirrur ambasadorët e këtyre vendeve, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në gjyqësorin turk.

Kavala u arrestua fillimisht për akuza penale në lidhje me protestat Gezi të vitit 2013, një numër i vogël demonstratash në Stamboll që më vonë u shndërruan në protesta mbarëkombëtare që lanë të vdekur tetë protestues dhe një oficer policie.

Biznesmeni më vonë u dërgua në paraburgim nga një gjykatë e Stambollit në kuadër të hetimit për grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016 në Turqi, ndërsa prokurorët e akuzuan atë për spiunazh.

Organizata Terroriste FETO orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe mbi 2.200 persona u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n për fushatën e saj të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re