Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar planin “Trump” për konfliktin Izrael-Palestinë, të ashtuquajturën “Marrëveshje e Shekullit”, tha nën një frymë refuzimi  se atë nuk e ka pranuar askush veç vetë Trump-it dhe Netanjahut.

“Jeruzalemi u përket tre feve qiellore dhe i ashtuquajturi ‘plan paqeje’ nuk pranohet as nga muslimanët, as nga të krishterët  e as hebrenjtë ortodoksë. Ne kurrë nuk do të mbështesim një plan me të cilin nuk pajtohen vëllezërit tanë palestinezë”, tha Erdogan.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i të ashtuquajturit ‘plan paqeje’ ishte “legjitimimimi i politikës së okupimit, shkatërrimit dhe zhvatjes së Izraelit, e cila ka vazhduar për 70 vjet”.

Ai gjithashtu iu referua disa kërcënimeve që SHBA po i bëjnë atij dhe disa zyrtarëve të tjerë turq.

“Për momentin, për fat të keq, Shtetet e Bashkuara po më kërcënojnë dhe po kërcënojnë shefin tonë të inteligjencës, si dhe disa institucione financiare në Turqi. Çfarëdo që të bëjnë, nuk do të kenë sukses”, tha Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re