Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha të mërkurën kancelares gjermane Angela Merkel se mosmarrëveshja në Mesdheun lindor mund të zgjidhet përmes negociatave, por gjithashtu se Turqia nuk kishte përfunduar kërkimet e saj në zone, pasi anija “Oruc Reis” ishte kthyer në funksion të mirëmbajtjes.

Merkel dhe Erdogan folën përmes lidhjes video, njoftoi presidenca turke.

“Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor mund të zgjidhen përmes negociatave, me kusht që ato të kryhen në mënyrë konstruktive mbi bazën e barazisë,” tha presidenca turke, sipas AFP.

Anëtarët e NATO-s dhe fqinjët, Greqia dhe Turqia kanë debatuar për muaj me radhë rreth kufijve detarë dhe fushave të gazit natyror, të dy duke pretenduar se ata kanë të drejtë të eksplorojnë dhe shpojnë të njëjtën pjesë të Mesdheut.

Tensionet u ngritën më tej në korrik ndërsa Turqia dërgoi anijen e saj kërkimore në ujërat e diskutueshme. Pas kësaj, aleatët grekë nga Bashkimi Evropian dërguan anijet e tyre në atë zone, e Ankaraja dhe Athina zhvilluan manovra ushtarake me fregata dhe aeroplanë luftarakë.

Merkel po përpiqet të qetësojë tensionet

Gjermania aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe Kancelarja Angela Merkel po përpiqet të qetësojë tensionet në mosmarrëveshjen midis dy vendeve me një histori konflikti.

Reuters gjithashtu raporton se Erdogan i tha Merkelit tha se anija turke “Oruc Reis” ishte kthyer për remont, që nuk do të thotë se misioni i saj në lindje të Mesdheut ka mbaruar, tha Ministri turk i Punëve të Jashtme.

“Oruc Reis” u kthye në ujërat e Antalias të sielën për mirëmbajtje të rregullt, sipas shpjegimit të Turqisë, por Greqia e pa kthimin e anijes si hapin e parë pozitiv drejt lehtësimit të tensioneve midis dy vendeve që diskutojnë mbi burimet natyrore në Mesdheun lindor.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha në një intervistë me CNN Turk se mirëmbajtja e “Oruc Reis” mund të zgjasë “disa javë”. Sapo remonti të ketë përfunduar, ne do të vazhdojmë me vendosmëri operacionet tona,” tha Cavusoglu.

Të mërkurën, Erdogan i tha udhëheqëses gjermane se pozicioni i vendeve evropiane në Mesdheun Lindor duhet të jetë i qëndrueshëm dhe shtoi se ai do të vazhdonte të zbatonte një politikë vendimtare që do të mbronte të drejtat turke.

Tema e mosmarrëveshjes greko-turke do të mbizotërojë në samitin e afërt të BE në 24 dhe 25 shtator.