Skip to content

Erdoğan takohet me princin e kurorës saudite në Samitin e Liderëve të G20

Presidenti i Turqisë , Recep Tayyip Erdoğan u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Bali të Indonezisë.

Dy liderët zhvilluan takimin me dyer të mbyllura për median në Apurva Kempinski në të cilin mbahet samiti.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavushoglu, ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.

Burimi: AA