Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar viktimat e tërmetit, të cilët po trajtohen në një spital në kryeqytetin turk, Ankara.

Erdogan vizitoi të mbijetuarit që u sollën në Ankara për trajtim nga qytetet e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore.

Me atë rast, presidenti turk vizitoi edhe 17-vjeçaren Aleyna Olmez, e cila u shpëtua nga rrënojat në Kahramanmaras, 16-vjeçaren Hulyasa Kisa dhe Feyza Nur Yakara 8-vjeçare nga Hatay, 7-vjeçarin Mirac Eren Doner, 10-vjeçaren Ayca Cepni dhe 9-vjeçaren Zeynep Kucukler.

Erdogan foli me fëmijët dhe mori informacione për shëndetin e tyre.

Presidenti turk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe kryetari i AK Partisë në Ankara, Hakan Han Ozcan. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re