Kriza në Karabak duhet të përfundojë me tërheqjen e menjëhershme të Armenisë nga territori i pushtuar i Azerbajxhanit, tha të hënën Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan foli në një simpozium të titulluar “E Drejta Ndërkombëtare Detare dhe Mesdheu Lindor”, organizuar nga Universitetet e Stambollit dhe Marmarasë, dhe me atë rast ai gjithashtu komentoi mbi konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Edhe një herë dënoj Armeninë, e cila pushtoi territorin azerbajxhanas dje”, tha Erdogan, duke shtuar: “Turqia është me të gjitha kapacitetet e saj dhe me gjithë zemrën e saj, së bashku me Azerbajxhanin miqësor dhe vëllazëror, paqja në rajon është e mundur duke i dhënë fund okupimit armen”.

Erdogan gjithashtu tha se kishte ardhur koha për të ndaluar krizën në rajon, e cila filloi me pushtimin e Nago-Karabakut.

“Me tërheqjen e menjëhershme të Armenisë nga territori i pushtuar i Azerbajxhanit, paqja dhe prosperiteti do të vijnë përsëri në rajon,” tha Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re