Duke kujtuar se një rezervë prej 320 miliardë metra kub të burimit të energjisë u zbulua në burimin e Tuna-1 (Danub-1) në fushën e gazit Sakarya në Detin e Zi në gusht, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dha së fundi sihariqin se kërkimet shtesë kishin rritur rezervat e gazit në një rekord 405 miliardë metra kub.

Erdogan mbërriti me helikopter me një delegacion në anijen “Fatih”, ku u informua për zbulimin e ri të energjisë, dhe më pas iu drejtua publikut nga anija.

Duke treguar se faza e hulumtimit, e cila filloi në 20 korrik, u përfundua me sukses sot, Erdogan falënderoi ekuipazhin dhe të gjithë ekspertët që arritën në zbulimin që sipas tij e bënë të lumtur kombin turk.

“Analizat shtesë dhe aktivitetet e detajuara inxhinierike zbuluan një shtesë prej 85 miliardë metra kub gaz natyror. Pra, një total prej 405 miliardë metra kub i këtij burimi energjie u zbulua në burimin ‘Tuna-1’ në Detin e Zi. Qëllimi ynë është t’ia japim këtë gaz njerëzve tanë për përdorim në vitin 2023,” tha Erdogan.

Duke theksuar se ky është zbulimi më i madh i rezervave të gazit natyror në historinë e Turqisë, Erdogan tha se një produkt tjetër vendas, d.m.th., një robot nënujor me telekomandë, ishte përfshirë në punën e këtij sektori. Fjala është për një robot i teknologjisë së përparuar që eksploron shtratin e detit dhe është prodhuar në Turqi.

“Të bindur se një lajm i ri i mirë për zbulimin e rezervave të energjisë po vjen së shpejti, kjo rezervë do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë e Turqisë nga burimet e jashtme të gazit natyror”, tha Erdogan.

Erdogan më tej tha se Turqia po vazhdon kërkimin e energjisë në Mesdheun lindor dhe tha se vendi është i vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat e tij legjitime dhe nuk do të lejojë suksesin e atyre që përçmojnë të drejtat e Turqisë dhe Qipros Veriore.

Ai tha se Turqia kishte filluar një epokë të re pasi u qëndroi në rrugë atyre që synojnë të anashkalojnë Turqinë në luftën për burimet e energjisë në Mesdheun lindor.

“Ne nuk kemi aspirata për të drejtat e askujt, veçanërisht jo për territorin e ndokujt. Ne do të vazhdojmë kërkimin e hidrokarbureve në Detin e Zi dhe në Detin Mesdhe “, tha Erdogan.

Presidenti turk Erdogan gjithashtu tha se një lloj shpallje e fundit të Bashkimit Evropian do të ishte dështimi i Brukselit zyrtar për të marrë një qëndrim të drejtë për çështjen në Mesdheun lindor.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë ekonominë turke duke rritur prodhimin, burimet dhe punësimin. Turqia nuk mund të pengohet nga asnjë përpjekje për grusht shteti, kurthe ekonomike, lojëra politike ose kërcënime boshe,” tha Erdogan.

Turqia zbuloi një rezervë të gazit natyror prej të paktën 320 miliardë metra kub në gusht,  e kjo nëpërjet anijes së dedikuar “Fatih” në Detin e Zi.

Ishte zbulimi më i madh i rezervave të gazit në historinë e Turqisë.

Fillimi i shfrytëzimit të gazit nga burimi “Tuna-1” (Danub-1) pritet në vitin 2023 dhe është një burim i vendosur në fushën e gazit natyror Sakarya dhe i cili është 170 kilometra larg bregdetit verior turk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re