Presidenti dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan foli në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Presidenti Erdogan tha: “Edhe nëse e gjithë bota hesht, ne do të vazhdojmë të jemi zëri më i lartë në kauzën e Jerusalemit.”

“Në ditët e fundit, zemrat tona janë thyer edhe një herë nga sulmet e reja në privatësinë e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Ne ia kemi shprehur gjithmonë hapur ndjeshmërinë tonë për statusin e Jerusalemit çdo lideri që takojmë nga Izraeli. Ne kemi ftuar komunitetin ndërkombëtar të jetë i ndjeshëm ndaj padrejtësive që u bëhet palestinezëve dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Nëse dihet suita e këtij problemi dhe fatkeqësitë që mund të shkaktojë dhe nëse veprohet me qëllim, atëherë ka përllogaritje të tjera në këtë punë. Hapat që ndërmarrim për marrëdhëniet tona politiko-ekonomike me Izraelin janë ndryshe, kauza e Jerusalemit është e ndryshme. Edhe nëse e gjithë bota hesht, ne do të vazhdojmë kauzën tonë të Jerusalemit me zërin më të lartë”, tha kreu i qeverisë turke.

Presidenti Erdogan deklaroi se qëndrimin e tyre për këtë çështje e kanë shprehur edhe në bisedat telefonike që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, Presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, Mbretin e Jordanisë Abdullah al-Hussein dhe Presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

“Shpresa jonë është që persekutimi në Jerusalem, në këto ditë të bekuara, të marrë fund”, tha Presidenti Erdogan.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re