Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se njësia e parë e centralit bërthamor Akkuyu do të përfundojë deri në muajin maj të vitit 2023.
Duke folur në një ceremoni në provincën jugore turke Mersin, presidenti Erdoğan vuri në dukje rëndësinë e energjisë bërthamore për të ardhmen e vendit.
“Do të doja të përgëzoja ata që kontribuuan në blerjen dhe ndërtimin e këtij investimi strategjik në Akkuyu”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia synon të ndërtojë më shumë centrale.
Turqia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu më 12 maj të vitit 2010. Centrali i parë bërthamor i Turqisë do të përbëhet nga katër reaktorë me një fuqi totale të instaluar prej 4.800 megavat.