Türkiye do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër organizatave terroriste si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të saj në veri të Sirisë dhe Irakut, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë pas tyre”, tha presidenti turk.

Erdoğan theksoi rëndësinë e zgjidhjes së plotë të problemit të terrorizmit.

“Ne do ta thajmë plotësisht kënetën e terrorit, e cila po i afrohet fundit brenda kufijve tanë, dhe në veri të Irakut dhe Sirisë”, tha Erdoğan në një ceremoni të punësimit të 45 mijë mësuesve në Istanbul.

Në ceremoninë e punësimit të 45 mijë mësuesve të rinj, Erdoğan tha se ky është numri më i madh në historinë e Türkiye-s, sa i përket shpërndarjes punonjësve të arsimit me një vendim.

Gjysma e mësuesve të punësuar, siç tha presidenti turk, shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti.

PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste disa dekadashe kundër Türkiye-s, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re