Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, homologut të tij palestinez, Mahmud Abbas, i ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë “të gjitha llojet” e mbështetjes për Palestinën.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, në një telefonatë me presidentin Abbas, presidenti Erdoğan gjithashtu e falënderoi atë për solidaritetin që palestinezët treguan pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Türkiyen jugore.
Dy presidentët shkëmbyen urime me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Türkiye mbështet një zgjidhje të negociuar të konfliktit izraelito-palestineze në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që do të siguronte që dy shtete të jetojnë krah për krah brenda kufijve të sigurt dhe të njohur.
Burimi: AA