Skip to content

Erdoğan: Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO derisa ato të ndërmarrin hapa të qartë, konkretë dhe vendimtarë në luftën e tyre kundër terrorizmit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), presidenti Erdoğan tha se Turqia nuk do të qëndrojë pranë Suedisë në aplikimin e saj në NATO derisa organizatat terroriste veprojnë lirshëm në rrugët suedeze dhe se nuk do të lërë “gjakun e dëshmorëve” të vendit në tokë.

Më 18 maj, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt.

Por, Turqia një anëtare e kahershme e aleancës ka shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve të tyre për anëtarësim, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste si PKK dhe FETO. Pranimi i tyre si anëtare kërkon miratimin unanim të 30 vendeve anëtare të NATO-s.

Në fund të muajit maj, Turqia organizoi në Ankara konsultime me delegacionet suedeze dhe finlandeze mbi aplikimin e tyre në NATO. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha se takimet nuk ishin në “nivelin e dëshiruar”.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, ku 251 persona humbën jetën dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë