Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Türkiye nuk do t’i lërë kurrë vëllezërit dhe motrat e saj në Gaza vetëm në mes të sulmeve të vazhdueshme izraelite”.

Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e hapjes masive të Transformimit Urban të Qendrës Rize, Parkut Natyror Isırlık, Shtëpisë së Pleqve “Müyesser Kart” dhe projekteve të tjera të përfunduara të mbajtura në Zonën e Transformimit Urban të Rrugës “Cumhuriyet”.

Erdoğan tha me vizionin e Shekullit të Türkiye-s e kanë ngritur pragun në majë. “Secili nga përparimet e demokracisë dhe zhvillimit që kemi zbatuar në vendin tonë në 21 vitet e fundit janë për këto ditë. Pas shekujsh, kombi ynë ndjen, sheh dhe e di se mund të zërë sërish vendin (pozicionin) që meriton në botë. Në këtë aspekt po hyjmë në një periudhë në të cilën duhet të punojmë, prodhojmë më shumë dhe të luftojmë më shumë se sa më parë”, tha ai.

Duke tërhequr vëmendjen për atë që po ndodh në botë, veçanërisht në mjedisin në të cilin ndodhet edhe Türkiye, Erdoğan tha: “Ndodhemi si mesin e një unaze zjarri. Falë Zotit, ne kemi fuqinë, mjetet, mençurinë dhe përvojën për të parandaluar që ky zjarr të dëmtojë vendin tonë”.

“Nëse paqja do të vijë në Detin e Zi, të jeni të sigurt se do të vijë me ne”, tha Erdoğan duke shtuar se do të garantojnë kufijtë e Sirisë dhe Irakut dhe ata të cilët jetojnë në këto vende të qëndrojnë në stabilitet dhe siguri. Ai potencoi se do të sigurojnë vendosjen e përhershme të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe Kaukaz.

Erdogan tha se “Nga Afrika e Veriut në Azinë Jugore, kudo që jetojnë miqtë dhe vëllezërit tanë, ne do të jemi ajo që pritet, kërkojnë zemrat dhe sytë e vëllezërve tanë nga Afrika e Veriut në Azinë Jugore dhe kudo që ata jetojnë. Është detyra jonë të shpëtojmë vëllezërit tanë palestinezë nga shtypja izraelite dhe ndalimi i masakrave që po ndodhin në Gaza para syve të botës. Është detyra jonë njerëzore të ndjekim vrasësit që vrasin fëmijë, nëna dhe të pafajshëm dhe hajdutët që vjedhin pronat e të shtypurve në të gjitha tokat palestineze”.

“Gjithashtu është kërkesë e përgjegjësisë sonë ndaj historisë t’ua themi në fytyrë krimet atyre që mbështesin ata që kryejnë këtë masakër të pamoralshme, të paskrupullt, të neveritshme në Gaza. Në mesin e detyrave tona morale është të mbrojmë privatësinë e Kudsit, i cili përfshin xhaminë Al-Aksa, Kiblen tonë të parë, në mënyrën që të respektohet e drejta edhe e anëtarëve të besimeve të tjera”, tha presidenti turk.

– “Vëllezërit tanë në Gaza nuk i kemi lënë kurrë të braktisur, të pashpresë”

Presidenti Erdoğan theksoi se ata kanë bërë shumë më tepër sesa duket për çështjen e Palestinës dhe atë që po ndodh në Gaza dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

“Nuk i kemi lënë dhe ne nuk do t’i lëmë kurrë vëllezërit tanë në Gaza të braktisur, të pashpresë dhe të vetëm. Edhe pse disa të shkujdesur brenda nesh mund të mos e dinë këtë, vëllezërit tanë të Gazës dhe Palestinës e dinë shumë mirë këtë. Sigurisht, ne i mbajmë këmbët në tokë, ndërkohë që bëjmë pjesën tonë”, shtoi Erdoğan.

Pasi bëri të ditur se Türkiye ka bërë një rrugë të gjatë në 21 vjet në zhvillimin e nismave që do të mbrojnë të drejtat e saj, miqve dhe vëllezërve të saj dhe të gjithë njerëzve të shtypur në botë, Erdoğan njoftoi se ka punime ende të papërfunduara në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re