Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij po ndjek me kujdes zhvillimet në Afganistan pasi talebanët shpallën një qeveri të përkohshme.

Në një konferencë të përbashkët pas takimit me homologun e tij nga Republika Demokratike e Kongos, Felix Tshisekedi, duke folur mbi operacionet e ardhshme në aeroportin e kryeqytetit Kabul, presidenti Erdoğan tha se Turqia ka ndërmarrë një qasje pozitive që nga fillimi, por shtoi se zhvillimet e tilla akoma nuk janë konkrete.

Turqia prej kohësh është përmendur si ndoshta drejtuese e aeroportit të Kabulit, por ajo ka vendosur kushte të caktuara, të tilla si ndarja e detyrimeve financiare dhe të sigurisë.

Më herët, talebanët shpallën një “qeveri të përkohshme në Afganistan që do të udhëhiqet nga mulla Mohammad Hasan Akhund.

Shpallja e qeverisë së përkohshme vjen një ditë pasi talebanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të vendit, pas marrjes nën kontroll të pjesës më të madhe të territorit të vendit muajin e kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re