Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit.

“I kërkoj secilit anëtar të kombit tonë që ta kthejë këtë Fitër Bajrami në një ‘festë të madhe vëllazërimi’ gjatë së cilës 85 milionë njerëz përqafojnë njëri-tjetrin, pavarësisht nga origjina apo besimi i tyre”, tha Erdoğan në video-mesazhin e tij.

Ai uroi që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për Turqinë, kombin turk, botën islame dhe mbarë njerëzimin.

“Me rastin e festës së Bajramit, të mos harrojmë të vizitojmë jetimët, fëmijët e dëshmorëve, si dhe nënat, baballarët, të afërmit tanë… të mos harrojmë të sëmurët, nevojtarët, të moshuarit dhe të shtypurit që u strehuan në vendin tonë”, shtoi Erdoğan.

Ai falënderoi forcat e sigurisë që janë në detyrë “për mbrojtjen e atdheut” dhe përkujtoi dëshmorët e vendit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re