Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan realizoi një bisedë telefonike me palestinezen e guximshme 17 vjeçare Ahed al-Tamimi, të cilën e uroi për guximin dhe këmbënguljen në luftën e saj, transmeton Kosova post.
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ahed al-Tamimi, e cila u lirua sot nga qeveria izraelite.
Presidenti Erdogan uroi palestinezen Tamimi, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, për guximin dhe këmbënguljen në luftën e saj. Gjatë bisedës telefonike, thuhet se pranë palestinezes Ahed ishte edhe nëna e saj Neriman al-Tamimi.Duke shprehur gëzimin për lirimin e saj, presidenti Erdoğan tha se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e drejtë të palestinezëve”.