Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, uroi homologun e tij rus Vladimir Putin për rizgjedhjen si president dhe ofroi sërish ndërmjetësimin me Ukrainën, njoftoi presidenca turke.

“Presidenti Erdogan shprehu besimin e tij se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë do të vazhdojë dhe gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve me Ukrainën”, thuhet në njoftimin nga Presidenca turke.

Lexo edhe :Related Posts

Edhe udhëheqës të tjerë e uruan Putinin për rizgjedhjen e tij, si India, Kina, Kore e Veriut, Kuba, etj.

Nga ana tjetër, SHBA, BE, Gjermani dhe jo vetëm nuk njohën rezultatin duke theksuar se zgjedhjet nuk ishin të lira e demokratike.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re