Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Tayyip Erdogan), në lidhje me zhvillimet e fundit në Jerusalem, zhvilloi nga një bisedë telefonike me Presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Presidentin e Libanit, Mishel Avn.
Presidenti Erdogan bëri të ditur se tentativa e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të ndikojë negativisht procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe shtoi se duhet mbrojtur statusi i këtij qyteti, i cili është i shenjtë edhe për myslimanët.
Gjatë bisedave telefonike me homologun e Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe Libanit, Erdogan tha se rruga e paqes dhe e stabilitetit në rajon kalon përmes realizimit të një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës, brenda kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
Kreu i shtetit turk nënvizoi rëndësinë e shfaqjes së një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj çështjeje në Samitin e Jashtëzakonshëm të organizatës së Bashkëpunimit Islam, që do të organizohet të mërkurën më 13 dhjetor nga Turqia, si kryesuese e radhës së kësaj Organizate. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re