Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin.
Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës Turke thuhet se presidenti Erdogan në datat 13-15 nëntor do të zhvillojë vizitë në Kuvajt dhe Katar.
Gjatë vizitës së presidentit turk në Kuvajt do të nënshkruhen marrëveshjet mes të dy shteteve, për të cilat kanë përfunduar negociatat, shkruan aa. Më pas edhe gjatë vizitës në Katar, do të mbahet takimim i tretë i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.
Parashihet që në takimet në kuadër vizitave, Erdogan të diskutojë për të gjitha çështjet e marrëdhënieve dypalëshe me Kuvajtin dhe Katarin si dhe të shkëmbejë ide për zhvillimet ndërkombëtare. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re