Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dërgoi mesazhe të fuqishme miqësie gjatë hapjes së Xhamisë në Sisak të Kroacisë.

Sipas tij, Qendra Kulturore Islamike në Sisak është një nga simbolet e pozitës shembullore të Kroacisë dhe e multikulturalizmit të qytetit.

“Nga ky vend dërgojmë mesazhe të rëndësishme për miqësinë, paqen dhe bashkëjetesën. Dua që kjo punë e vlefshme të jetë e dobishme për të gjithë”, kështu u shpreh Erdoğan duke uruar me lutjen: “Zoti e ruajttë unitetin tonë!”

Në vazhdim, Erdoğan kujtoi edhe mbështetjen e tyre ndaj Kroacisë në periudhën e tërmetit në zonën e Sisakut.

“Ne u përpoqëm në çdo mënyrë të jemi me qytetarët e Kroacisë pas tërmetit në zonën e Sisakut”, tha Erdoğan.

Nga ana tjetër, homologu i tij, presidenti i Kroacisë – Zoran Millanoviq deklaroi se Qendra Kulturore Islamike mund të shihet si një urë që lidh njerëzit nga Kroacia dhe BeH0.

“Unë e shoh këtë qendër si një monument që na lidh si një urë ndërmjet Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe anëtarëve vendas të bashkësisë islame, para së gjithash, por edhe njerëzve që jetojnë përtej Una-s, sepse gjatë historisë ne kemi qenë shumë më tepër bashkë sesa të ndarë”, tha presidenti kroat, Zoran Millanoviq.

Ndryshe, xhamia dhe Qendra Kulturore Islamike në Sisak të Kroacisë u hap zyrtarisht në prani të krerëve më të lartë shtetërorë dhe fetarë të Republikës së Kroacisë, të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Republikës së Türkiye-s.

Burimi: Trt Balkan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re