Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha së fundi se shpreson që lëvizja e grupeve kundër regjimit në Siri drejt Damaskut do të vazhdojë pa vështirësi.

“Idlibi, Hama, Homsi dhe sigurisht Damasku. Lëvizja e opozitës vazhdon. Shpresojmë për vazhdimin e këtij trendi në Siri”, tha Erdogan në një deklaratë për gazetarët në Stamboll.

Erdogan kujtoi se më parë i kishte dërguar një ftesë presidentit sirian Bashar al-Assad për të mbajtur një takim për të ardhmen e Sirisë.

“Më herët i kemi bërë thirrje Assadit që të punojmë së bashku për të ardhmen e Sirisë. Fatkeqësisht, nuk morëm përgjigje pozitive”, tha Erdogan.

Duke folur për situatën në Libanin e goditur nga sulmet e Izraelit, Erdogan njoftoi vazhdimin e ndihmave.

“Libani është në një situatë të vështirë, rrënojat janë kudo. Ata dërguan një thirrje për ndihmë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë pavarësisht heshtjes së botës”, tha presidenti turk. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re