Çështja e marrëveshjes së grurit duket se po zgjidhet së paku përkohësisht. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka deklaruar se kompromisi mes Ukrainës dhe Rusisë është arritur pas shumë përpjekjesh.

 

Me ndërmjetësim të OKB dhe Turqisë, marrëveshja që lejon eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi është zgjatur me dy muaj.

 

Ky rinovim vjen vetëm një ditë para përfundimit të marrëveshjes së më hershme.

 

Marrëveshja fillimisht u nënshkrua vitin e kaluar dhe që atëherë është zgjatur.

 

Megjithatë Ukraina, Rusia apo Kombet e Bashkuara ende nuk janë shprehur lidhur me këtë deklaratë të presidentit turk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re