Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi të shtunën në mbrëmje që Konferenca mbi Ndërveprimin dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi (CICA) të jetë e dobishme për botën.

Kreu i shtetit turk bëri vlerësime rreth konferencës në fjalë me anë të një serie postimesh në rrjetin social “Twitter.

“Gjatë fjalimit që mbajta në Konferencë, thash që për fat keq zhvillimet rajonale dhe globale nuk po sjellin rend në botë, por janë duke i hapur rrugë sundimit të parregullsisë; ndërsa ne, si Turqi, po bëjmë përpjekje që dinamikat përreth nesh t’i trajtësojmë në drejtim të paqes, mirëqenies dhe stabilitetit. Unë theksova se Konferenca mund të jetë një platformë për bërë hapa të përbashkëta kundër problemeve të llojllojshme, sidomos kundër atyre si Siria, terrorizmi, sanksionet e njëanshme që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin, Jerusalemi dhe tentativat për fakte të kryera në çështje që kanë ndjeshmëri globale e rajonale”, u shpreh ai.

Duke vënë në pah gjithashtu se në kuadër të CICA-së ka realizuar edhe shumë kontakte të rëndësishme, Presidenti Erdogan vijoi me këto fjalë: “Me Presidentin e Iranit Hassan Rouhani, Kryetarin e Shtetit të Kinës Xi Jinping, Presidentin e Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev dhe me Emirin e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani, ne realizuam bisedime të frytshme që do të bëjnë të mundur forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona. Uroj që Konferenca mbi Ndërveprimin dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi të jetë e dobishme për botën dhe falënderoj krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, posaçërisht të Taxhikistanit organizator, për mbështetjen e tyre ndaj kësaj platforme të rëndësishme.”/trt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re