Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-EBA dhe zhvillimet rajonale.
Presidenti Erdoğan shprehu falënderimet për solidarizimin dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paraqitur për shkak të tërmeteve të përjetuara në Türkiye.
Liderët në bisedë shkëmbyen në mënyrë reciproke edhe urime për muajin e Ramazanit.
Burimi: AA