Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, transmeton AA, .
Në një deklaratë nga Qendra për shtyp të Presidencës turke thuhet se mbrëmë është zhvilluar një bisedë telefonike mes Erdogan dhe Trump.
Në këtë bisedë përveç diskutimit të marrëdhënieve dypalëshe janë shkëmbyer mendimet në lidhje me luftën kundër terrorizmit, çështja e gazetarit Jamal Khashoggi si dhe zhvillimet e fundit në Siri.
Në bisedë është folur edhe për procesin ligjor në lidhje me pastorin amerikan Andrew Brunson, ndërkaq të dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për normalizimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe SHBA-ve në çdo fushë. Gjatë bisedës po ashtu është diskutuar mbi çështjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, përfshirë edhe atë kundër FETO-s.
Të dy liderët kanë vënë theksin në realizimin sa më të shpejtë të udhërrëfyesit për çështjen e Munbixhit ndërsa kanë potencuar rëndësinë e marrëveshjes së Idlibit.
Erdogan dhe Trump ranë dakord edhe për ndriçimin e rastit të gazetarit Jamal Khashoggi në të gjitha aspektet.