Varshava në rrugën e suksesit diplomatik: Pas vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në korrik, tani kryeqytetin polak e viziton presidenti turk, Erdogan.

Fillimisht presidenti amerikan, Donald Trump, pas tij ai turk Erdogan. Diplomacia e Varshavës ia ka dalë me sukses. Vizita e Erdoganit është e para në një vend të BE pas puçit ushtarak në Turqi në verën e vitit 2016 dhe transformimeve autoritare në këtë vend. Më parë Erdogan ishte vetëm pjesëmarrës në samitin e G20-s në Hamburg.
Marrëdhënia të mira historike
Presidenti turk takohet kokë më kokë me homologun polak, Andrzej Duda. Më pas presidenti turk do të hapë forumin ekonomik polako-turk si edhe do të zhvillojë takime me kryeministren Beata Szydlo e presidentët e dy dhomave parlamentare polake. Nuk është parashikuar një takim me kryetarin e partisë “Ligj dhe Drejtësi”, PiS, Jaroslaw Kaczynski.
Diplomatët polakë megjithatë nuk kanë lënë jashtë vëmendjes dimensionin politik të vizitës së Erdoganit. Macej Lang, ambasadori polak në Ankara është shprehur se për Poloninë “janë të rëndësishme marrëdhëniet me Turqinë, por edhe vizita e Erdoganit”. Ai përmendi edhe mbështetjen polake që nga fillimi për një anëtarësim të Turqisë në BE.
Varshava ndërmjetësuese?
Në një takim spontan mes Erdoganit dhe kryeministres Szydlo në maj në Pekin është bërë fjalë krahas çështjeve tregtare edhe për atë të refugjatëve. Polonia refuzon shpërndarjen e refugjatëve nga Greqia dhe Italia, duke rrezikuar edhe një padi nga KE. Prandaj Varshava është mjaft e interesuar për zbatimin efektiv të marrëveshjes mes Brukselit dhe Ankarasë.
Vëzhguesit politikë në Varshavë nuk përjashtojnë madje as rolin ndërmjetësues të Varshavës në konfliktet me BE. Krzysztof Szczerski, kreu i kabinetit të presidentit polak, Duda është shprehur se “fillimisht është e rëndësishme që të flasim me njëri-tjetrin dhe të njohim këndvështrim turk për çështjet”.
The post Erdogani në Poloni: Ndërmjetësuesja mes BE e Turqisë? appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re