Skip to content

Erdogani vizitoi forcat tokësore turke në Katar

Erdogan iu drejtua me një fjalim personelit me detyrë në këtë mision.
“Të gjithëve ju kam sjellë nga vendi im përshëndetjet e 80 milionë qytetarëve të mi. Përshëndetja, dashuria, lutja e çdo pjesëtari të popullit turk është bashkë me ju”, u tha Presidenti Erdogan ushtarëve turq.
“Ajo që ne presim nga trimat tanë në Katar është që gjatë kryerjes së detyrës tuaj ushtarake me armë dhe zemër të ngadhënjeni zemrën e popullit kataras edhe me qëndrimin, dashurinë dhe respektin tuaj”, vijoi kryekomandanti i ushtrisë turke.
“Ushtari turk me mision në Katar ndodhet në shtëpinë e vëllezërve të tij. Ju nuk jeni si ushtarët e vendeve të tjera me mision jashtë shtetit, pasi arsyeja e vetme e ekzistencës tuaj këtu është miqësia, qetësia, siguria e paqja. Domethënia e prezencës tuaj këtu është njësoj si mbështetja që vëllai i jep vëllait”, u shpreh Presidenti Erdoan, duke nënvizuar se Katari nuk është kurbet për ushtarin turk.
Erdogani u uroi ushtarëve suksese në këtë detyrë të shenjtë, e cila përfaqëson Turqinë dhe kombin turk.
“Falënderoj miqtë tanë kataras për mbështetjen që po u japin juve, për lehtësitë që tregojnë, për mundësitë që u kanë siguruar dhe vazhdojnë t’u sigurojnë. Dëshiroj nga Zoti që krizat në rajonin e Gjirit dhe në të gjithë hapësirën tonë gjeografike të përfundojnë sa më shpejt me butësi e zemërgjerësi. Uroj që Perëndia të sjellë një të ardhme të sigurt dhe të begatë bashkë me të gjithë vëllezërit tanë. Zoti ju ruajt nga çdo lloj aksidenti, e keqeje dhe rreziku”, e përfundoi Presidenti Erdogan fjalën drejtuar misionit turk në Katar. //.