Skip to content

Erë e fortë dhe dallgë në Vlorë, pezullohet lundrimi

Vlora, por jo vetëm, u përfshi nga mot i keq këtë të mërkurë. Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ishin të pranishme në qytet, ndërsa deti ishte i trazuar nga dallgët.

 

Këto kushte atmosferike bënë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

 

Ndërsa anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të ankorohen në breg të detit. Sipas kapitenerisë së Portit Detar, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen pas mesnatës.