Era e fortë dhe dallgët deri në 6 ballë brenda gjirit kanë pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës për 72 orët e ardhshme.

Sakaq, anijet me pasagjerë të transportit ndërkombetar detar nuk janë pezulluar. Sipas kapitenerisë së portit, përmirësimi i kushteve hidrometereologjike do të jetë ditën e premte në datën 5 nëntor.

Njoftimi i kapitenerise se portit

Ne baze te parashikimit te kohes kushtet hidrometeorologjike per gjirin e Vlorësdo te jete era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Ne oret e mesdites do te kemi nje permirësim te lehte te ketyre kushteve por perseri do te perkeqesohen kushtet e detit dhe eres. Jane pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit me perjashtim te transpotit nderkombetar detar. Sot trageti i linjes Vlorë Brindizzi Vlore ka dalë në Rad, ne det te hapur, per te evituar demet qe mund t’i shkaktojë perplasja me kalatat e molit te portit te Vlores.

Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike do te jenë diten e premte date 05.11.2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re