Tarifimi i energjisë elektrike me fasha për konsumatorët familjarë mbetet në fuqi, por ende nuk ka një vendim nëse shtrenjtimi i çmimit për ata që konsumojnë mbi 800 kilovatorë në muaj do te aplikohet qe në muajin nëntor.

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi nga Enti Rregullator i Energjisë që të pezullojë dhe heqë fashën 800 kilovat orë, por kërkesa e saj u rrëzua nga bordi.

 

Në mbledhjen e shoqëruar me diskutime të forta, kreu i Bordit të ERE-s, Petrit Ahmeti tha se çmimet vendosen sipas të dhënave që vihen në dispozicion nga kompanitë publike të energjisë.

 

PETRIT AHMETI

KREU I BORDIT TE ERE-S

“95% e konsumatorëve familjarë nuk preken nga diferencat dhe ndryshimi i çmimeve. Qeveria kërkon ndërhyrjen për të përbaklluar importet e energjisë. ERE nuk po bëhet vegël e qeverisë.”

 

Por Tabaku argumentoi se arsyet e paraqitura nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për të rritur çmimin e energjisë elektrike nuk qëndrojnë sepse çmimet në bursat ndërkombëtare kanë rënë.

 

 

 

JORIDA TABAKU

DEPUTETE E PD

“ERE nuk u ngreit në nivelin e instc të pavarur për të mbrojtur interesin e qytetarëve. QEveria ka kërkuar që për 100 mijë familje çmimi I energjisë elektrike tyë rritet. Kjo rritje është e pajustifkuar dhe abusive. Arsyet nuk qëndrojnë, në tregjet ndërkombëtare çmimi I gazit dhe I energjisë kanë rënë, janë më poshtë se tetori i vitit të kaluar dhe ky ishte argument kryuesor I qeverisë. Ky çmim i energjisë elektrike po mbulophet nga buxheti I shtetit, ka në dispozicion 280 mln euro për blerje të energjisë dhe po vendos edhe fonde të tjera për 2023. Enti sot më tha që argumentet që keni dhënë për kërkesën tuaj që të revokohet dhe të mos hyjë fare nqë fuqi, nuk qëndrojnë sepse nuk e dimë ende sesi do të reflektojnë bursat.”

 

Fasha ishte planifikuar të hynte në fuqi në muajin tetor, por kryeministri Edi Rama e shtyu, duke e lënë të hapur mundësinë që tarifimi me 42 lekë për kilovatët e harxhuar mbi fashën 800 të zbatohet në nëntor, varësisht reshjeve dhe çmimeve të importit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re