Konfirmimi i rritjes së çmimit të enërgjisë për muajt nëntor dhe dhjetor nga ERE ka sjellë reagimin e parë nga Partia Demokratike.

 

Deputeti i kësaj force politike, Edi Paloka në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se shqiptarët ndonëse nuk janë të varur nga gazi rus, duhet të paguajnë më shumë për shpenzimet e luksit të kryeministri Edi Rama.

 

Ai ngre pyetjen, se pse qytetarët duhet të paguajnë më shumë se ukrainasit, kur energjia në vendin tonë prodhohet vetëm nga hidrocentralet.

 

“Shqiperia sot prodhon vetem nga hidrocentralet, gjithe energjine e nevojshme per vete. Strategjia e Berishes per ndertimin e hidrocentraleve te vegjel dhe kthimin e Shqiperise ne nje eksportuese te energjise, ka sjelle deri tani kete rezultat: ne e prodhojme vete gjithe energjine per te cilen kemi nevoje.

 

Po atehere pse duhet te paguajme edhe me shtrenjte se te tjeret ?! Pse duhet te paguajme me shtrenjte se ata qe e kane te lidhur burimin e energjise me gazin rus ? Pse duhet te paguajme me shtrenjte se vete ukrainasit ?!

 

Rama me gojen e tij eshte mburrur pak jave me pare se Shqiperia nuk varet nga gazi rus dhe kjo eshte nga pak te vertetat qe ai thote.

 

Po pse atehere duhet te paguajme me shtrenjte?

 

Pergjigja eshte e thjeshte dhe e qarte: paguajme sepse keta duhet te vjedhin, paguajme per luksin e Rames dhe qelbesirave si ai!”, shkruan Paloka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re