Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në qarkun e Kukësit  ka pasur  erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin dhë në lartësinë mbi 500 metra,  reshje bore.

Lartësia borës në Shishtavec është 15 cm, e po ashtu edhe në Valbonë 15 cm .

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht ndërsa nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

 

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente,  bën të ditur Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re