Skip to content

Erion Braçe: Dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pasi SPAK ka vendosur të marrë të pandehur kryebashkiakun socialist të mallakastrës, për një konflikt që ai ka pasur kur ishte emigrant në Greqi.

“Edhe nje here;

Gangster nuk je kur;

Emigron, punon si i tille, kerkon te paguhesh per punen qe ben.

Poooo, faj eshte te kerkosh te paguhesh per punen qe ke kryer edhe me force-nese provohet e tille.

Por gangster në politikë nuk je!

Gangster je kur;

Emigron, punon ne pune te pista duke ju dhene krimit me gjithe fuqine tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon droge e arme, siguron te ardhura pa mase dhe kthehesh ne vendin tend ku, me ato para, ble kedo qe merr vendim te te bej udheheqes politik, me ato para ble vota cep e me cep te territorit politik ku te kane bere MBRET!

Dekriminalizimi për fat të keq po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës”, thotë ai në reagimin e vet.