Erion Braçe pas shkarkimit si zv.kryeministër, ka postuar foton e një loje të vjetër të brezit të tij, kaluçi.

“E mbani mend?

E dinit loje apo jo?

Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete”, shkruan ai.

Nuk dihet nëse Braçe ëështë bërë thjesht nostalgjik apo do të japë ndonjë mesazh nëpërmjet kësaj fotoje, por një ditë më parë mesazhi ishte paksa më i qartë, pasi postoi një foto perëndimi dielli dhe anash i kishte vendosur vetë një bankomat, si për të treguar se posti i tij u shit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re