Skip to content

Erion Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

brace44 sd hd

“Jam munduar shumë ta kuptoj, por nuk e…”I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Elona se cili mendon se është ministri më i mirë i kësaj qeverie, Braçe u përgjigj duke thënë se:

Edi Rama, kreu i ministrave. Ka ministra, por ministri më i mirë pas Edi Ramës jam vetë.

Por më pas shtoi se:

Në fakt e kam menduar gjatë gjithë kohës që pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Se kam kuptuar, të jetë në Divjakë që është mesi i vendit aty ku është trekëndëshi më prodhues. Çfarë bën një ministër bujqësie në Tiranë?! Jam munduar shumë ta kuptoj, por nuk e kuptoj dot. Çfarë bën ministri dhe gjithë ministria me 400-500 veta? Çfarë bujqësie? Ku ka bujqësi në Tiranë? Në Tiranë toka po shkon për vila.