Skip to content

Erion Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24 Marsel Rupi, Reporterët pa Kufij: Veprim i papranueshëm!

Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar pas incidentit të regjistruar ditën e djeshme, kur deputeti i PS Erion Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, Marsel Rupi.

Në reagimin e tyre, Reporterët pa Kufij shprehen se mbështesin gazetarin Rupi, i cili u shty dhe u ofendua nga Braçem ndërsa u përpoq ta pyeste.

#Albania: RSF stands with @News24AL reporter Marsel Rupi, who was pushed and verbally abused by ruling Socialist Party MP Erion Braçe yesterday as Rupi tried to question him outside Parliament. Laying hands on reporters is beyond unacceptable, as is insulting them for holding…

— RSF (@RSF_inter) July 15, 2026

Më tej ata shprehen se vënia e duarve ndaj gazetarëve është e papranueshme, ashtu si edhe fyerja e tyre për mbajtjen e pushtetit para përgjegjësisë.