Mbrëmjen e djeshme në emisionin ”Opinion” u diskutua lidhur me mësimin në kushtet e pandemisë, online apo fizikisht në shkolla.

Botuesja Arlinda Dudaj e cila ishte një prej të ftuarave në një postim pas emisionit ka sqaruar qendrimin e saj, ku sipas asaj që shkruan për të mësimi online është krejt joefektiv për të vegjlit, edhe pse e mirëkupton që shëndeti i tyre është ai që vlen më së shumti.

Por ajo që vihet re në fotot dhe shkrimin e postuar nga Dudaj është një koment i zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili e kritikon për faktin se të ftuarit në emisionin e Fevziut kanë dalë në pozë supë më supë afër njëri tjetrit.

Pak minuta më vonë komenti i Braçes nuk gjendet më në postimin e Dudajt, ndërsa nuk dimë të themi nëse ia ka fshirë botuesja, apo vetë Braçe është penduar që është shfaqur aq i ”ashpër”.

Postimi i Dudajt:

Ndjej nje detyrim te shkruaj per t’iu pergjigjur te gjithe atyre qe kane ndjekur opinion.al dhe qe me kane shkruar, qe jane shume dhe natyrisht ndajne mendime te ndryshme. Sidomos kam shume mesues qe ne fakt jane shume te rrezikuarI e prape kerkojne te japin mesim ne klasa.

I kuptoj shume mire te dyja palet, jemi te gjithe te shqetesuar dhe po jetojme nje periudhe shume te veshtire. E gjithe bota eshte futur ne nje qerthull rraskapites ne te gjitha kuptimet. Per ta sqaruar me shkrim mendimin tim, une jam qe te gjithe ne te sakrifikojme me te gjitha mundesite per te lejuar qe femijet dhe nxenesit nga 5-18 vjec te mund te shkojne ne auditore.

Duke bere gjithe kujdesin per te shmangur infektimin, per te cilin shkenca thote qe eshte me i vogel se ne cdo grupmoshe tjeter. Mesimi online eshte krejt jo efektiv per te vegjlit dhe mungesa e mesimit do te shkaktonte nje dem te paimagjinueshem tek femijet tane, qofte persa i perket dijeve po ashtu edhe aspektit psikologjik.

E kuptoj dhe do ta pranoja edhe skenarin e trete per mbyllje totale, shendeti vjen i pari, po a mundemi secili nga ne te beje detyren si prind, si nxenes si qytetare per te shmangur infektimin ne emer te shendetit dhe te te ardhmes se femijeve tane?

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re