Eksperti Erion Dasho, deklaroi në Çim Peka LIVE se mbajtja e maskës në publik është një masë e panevojshme, që synon të shmangë vëmendjen nga problemet e vërteta me menaxhimin e pandemisë.

“Unë mendoj se linja e tyre është vetëm të krijojë mjegull dhe të tërheqë vëmendjen nga problemet e vërteta me menaxhimin e pandemisë.

Janë të panumërta ato masa të mangëta që duhej të merreshin, që nga deviza e OBSH: Testo, gjurmo,” tha ai.

“Mbajtja e maskave në publik nuk ka rol thelbësor në parandalimin e sëmundjes.

Rrugët e Tiranës nuk janë rrugët e Seulit ku njerëzit derdhen si lumë, por janë rrugë ku mund të mbahet distanca.

Unë e konsideroj masë të panevojshme dhe mendoj se ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problemet e vërteta që ka përgjigja qeveritare ndaj pandemisë,” tha ai.

Dasho kërkoi që qeveria të shtojë numrin e testimeve, duke theksuar se incidenca në vend, bazuar te të dhënat, është 1 mijë raste në ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re