Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar fillimin e vaksinimit masiv në Shqipëri, duke përdorur kryesisht vaksinën kineze të ardhur nga Turqia.

Dasho tha se kjo vaksinë nuk është aprovuar nga FDA dhe EMA dhe se është shmangur parimi i farmako-vigjinelncës. Ai shtoi se janë anashkaluar të gjithë parimet, për të sjellë vaksinën në funksion të fushatës elektorale.

“Asnjëherë nuk rekomandohet që medikamentet të sillen me ndërmjetës. Kjo është vaksinë që nuk është studiuar deri në fund efikasiteti.

Me qëllim që të shmanget ping-pongu i përgjegjësisë, rekomandohet marrëdhënia direkt me prodhuesin. Ka shkelur parimin e farmako-vigjilencës.

Është anashkaluar EMA dhe FDA. Është domosdoshmëri të ketë supervizim nga organe kompetente, ne nuk e bëjmë dot në Shqipëri.

Akoma nuk janë bërë publike provat klinike të kësaj vaksine.

Nuk ka një bazë, kam kërkuar të bëhet publik relacioni bashkëshoqërues. Cilët janë ekspertët që e kanë hartuar?

Për vaksinën, sot kemi tre shifra të ndryshme për efikasitetin. 50% nga Brazili, 70% nga Indonezia dhe 80% nga Turqia. Kë duhet të besojmë?

Koiçidenca e ardhjes së vaksinës më ditën e parë të fushatës elektorale. Këto shkelje janë bërë në funksion të sjelljes së vaksinës në kohë fushate”, deklaroi Dasho.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re