Prej afro dy muajsh banorët e “5 Majit” në Tiranë janë duke zhvilluar protesta të përditshme  kundër projektit të Bashkisë së Tiranës, për shembjen e banesave të tyre, me pretendimin e ndërtimit të disa pallateve ku do të strehohen persona që kanë humbur shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit të vitit 2019.

Edhe sot në mikrofonin e Fax News ata bënë denoncimet e radhës, duke thënë se janë kërcënuar nga Bashkia e Tiranës, e cila nuk ka gjetur asnjë ditë kohë që të ulet dhe të diskutojë në lidhje me shqetësimet e tyre të vazhdueshme.

Paralelisht me protestën, me banorët e dalë në rrugë, stafi i Bashkisë së Tiranës njoftonte se Erion Veliaj do të ishte live nga zona e 5 Majit ku po ndërtohen pallatet për personat që kanë humbur strehën.

Në fakt videoja e Veliajt sipas banorëve është regjistruar disa ditë më parë, për shkak se kryebashkiaku në gjithë këto kohë ka shmangur çdo përballje me ta, për arsye që nuk dihen ende. Në çdo formë, Bashkia e Tiranës ka tentuar që të përçajë banorët, ku me disa prej tyre ka lidhur dhe marrëveshje, për prishjen e shtëpive, kundrejt përfitimeve në pallatet që do të ndërtohen.

“Erion Veliaj nxjerr videon sikur është live, e ka bërë para 3 ditësh, është thjesht një ekip mashtuesash dhe një qeveri ordinere, ne nuk i lirojmë shtëpitë”, shprehet një prej banorëve të 5 Majit.

Çfarë  shkruante Veliaj në Facebook:

Jam shumë entuziast për familjet e para që do të hyjnë në shtëpitë e reja te lagjja “5 Maji”, të cilat do t’i marrin çelësat në dorë për pak ditë.

Mirënjohës, për të gjithë ata që kuptuan se shtëpitë e reja, në një super lagje si kjo, me infrastrukturë dhe urbanistikë, janë më të forta, më të mira e më të sigurta se ato që prishi tërmeti. FORCA!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re