Bashkia e Tiranës nuk është lodhur shumë për të bërë këngën për 100-vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë.

Ka qenë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se kënga për kryeqytetin e Anglisë është e njëjta me atë të cilën publikoi Bashkia Tiranë para katër ditësh në videon me tekst në shqip kushtuar ditës jubile për qytetin e Tiranës.

Ashtu si edhe motoja “Çfarë Londra për ty” edhe Bashkia ka zgjedhur që motoja të jetë “Çfarë është Tirana për ty”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re