Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka dedikuar një status vlerësues hoxhës së njohur të Tiranës, imamit të xhamisë famëmadhe të Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, duke nisur me potencimin e faktit se ai është baba i 10 fëmijëve. Për të, Veliaj përdor një sllogan të njohur socialist në fillim të statusit.  

“Imami që duam – Ahmed Kalaja ka 10 fëmijë, kujdeset për gjithë xhematin e Dine Hoxhës, merr pjesë në çdo aksion pastrimi, ndihmon çdo kauzë humanitare, këshillon e inkurajon gjithë çunat e Kombëtares, por s’keni parë gjë akoma. Shoku Lalit dje bëri Maratonën e Tiranës për të provuar atë që them unë se ‘kush o i mirë, i bo të gjitha’”, shkruan i pari i kryeqytetit shqiptar.

Kujtojmë se Veliaj do njihej me Kalanë që vite më parë, në kohën e Mjaft-it, kur kreu i këtij grupimi do kontribuonte për një shtëpi jetimësh në Kombinat me ushqimet e dërguara në xhami për Fiter Bajram.

Ahere, “Dine Hoxha” dhe Mjaft do partnerizonin në një “punë të mirë”, duke vënë krah për krah imamin e njohur me atë që sot është kryebashkiak. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re