Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në seancën e parë të gjyqit kundër Sali Berishës.
Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifjet lidhur me deklaratat që ai ka bërë ditët e fundit për lidhjet me Iranin.
Kryetari i bashkisë ka paraqitur një padi penale pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kujtojmë që Berisha ka deklaruar se Erion Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.
