Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë vendimin për padinë për shpifje të ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, duke e pushuar çështjen.

Në njoftim thuhet se kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Në vendimin e zbardhur nga gjykata theksohet se shpenzimet e çështjes i ngarkohen kryebashkiakut Veliaj.

Kujtojmë padia e Veliajt kishte të bënte  me akuzat që ka bërë ish-kryeministri për inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura lidhje të tij me Iranin.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 02.10.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Velian, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
2. Në datën 14.11.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Velia pa shkaqe të arsyeshme, ndërkohë që i akuzuari Sali Berisha bazuar në nenin 351 pika 1 të K.Pr.Penale pasi kishte marrë dijeni të rregullt për seancën pajtimore me Deklartatën Noteriale Nr. 2797 Rep., dhe Nr. 986 Kol., datë 20.10.2023 kërkoi që seanca të zhvillohej në prani të mbrojtësi të tij të zgjedhur me prokurë të posaҫ
Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387 të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 76, datë 14.11.2023, vendosi:
Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 109, datë regjistrimi 02.10.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 14.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re