Ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit për kryetar bashkie në Tiranë.

Capture

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar një fitore të thellë prej 158 688 votash përkundrejt 100 351 votave të Belind Këlliçit, me një diferencë prej 58 337 votash.

Surprizë në këtë proces ishte Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 13 835 vota, duke lënë pas kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko i cili ka siguruar 12 388 vota.

Marko Dajti numëron 2807 vota në total, ndërsa Lajla Përnaska 2104 vota.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re